Dje, binjakët Romeo dhe Donald Veshaj festuan ditën e lindjes dhe urimet për ta nuk munguan.
Donaldi shprehu dashurinë e tij për Romeon me fjalët prekëse: “Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë! Asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!”
Bora Zemani gjithashtu bëri një urim romantik në Instagram për Donaldin, duke shkruar: “Doja të të bëja një dhuratë, por më pas e kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… Mua! Urime ditëlindjen dashuria ime.”
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi publik nga Heidi Baci për partnerin e saj, Romeon.
Kjo ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve dhe fansave të çiftit: është kjo kriza e parë në çift apo thjesht një zhurmë e kotë në media?
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Heidi do të reagojë në ditët në vijim dhe do të qartësojë situatën.
Aktori i njohur urimin e parë publik e mori nga producentja e serialit “Tenxherja Kapakun”, i cili do të vijë shumë shpejt në ekranin e TCH.
Joksana Kuqi ka ndarë një urim për protagonistin e serialit, ku shkruan: “Nuk kishte si të ndodhte ndryshe…Që ky serial të merrte formen dhe shkëlqimin e duhur duhet të kishte protagonist Romeo Veshaj. Faleminderit që u bëre pjesë e serialit Tenxherja Kapakun. Shumë sfida dhe sakrifica kemi kaluar së bashku, por me përkushtimin tënd dhe dashurinë që ke dhënë për këtë projekt, gjithçka u bë e mundur dhe ja ku jemi sot. Duke të uruar ditëlindjen me disa nga qindra copëza të momenteve të tua, tregon që puna e mirë bëhet duke përcjellë gjithmonë pozitivitet dhe good vibe! Ti këtë e bën më së miri. +100 Romi!
P.s Për shumë vite festofshim në xhirime“