Një debat i ashpër ka ndodhur midis Xheneta Fetahut
dhe Arion Rexhës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova,
pasi modelja akuzon këngëtarin se ai e ka parë disa herë teksa
ajo ka qenë duke bërë dush. Sipas saj, Arioni ka ardhur disa herë për ta vështruar atë kur ajo ndodhej në tualet, por një akuzë e tillë është mohuar menjëherë nga këngëtari.
“Mos i bëj qejfin vetes, edhe femra e fundit në botë të ishe as me gisht nuk të prekja”, u shpreh Arioni ndaj Xhenetës lidhur me akuzën e saj.
Por, Xheneta insiston se akuzat e saj nuk janë të pabaza e se videot janë prova të këtyre momente që ajo referohet.
“Nuk bëj shaka, videot janë. Vjen 4-5 herë kur jam duke u larë.”, shprehet ajo.