Aktorja Monika Lubonja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në InstaStory.
Mes shumë pyetjeve, nuk kanë munguar ato mbi jetën personale. Kështu, dikush e pyet: “Kur do t’na bëhesh nuse me vello?”
Përgjigja që ajo ktheu ishte: “Ja të shikojmë nga 24 tani.”, duke lënë të hapur mundësinë për të hapur një kapitull të ri në jetën e saj.
Përveç kësaj ajo ka folur edhe për marrëdhënien që ka me Romeo Veshajn.
Një pyetje që iu drejtua asaj ishte: “A do doje të ishe sërish pjesë e ‘Big Brother Vip 3’ meqë është dhe Romeo Veshaj besoj?”
Monika: “Po të jem, do vazhdoj me Romeon.”