Teksa ende nuk janë konfirmuar lajmet e qarkulluara
paraditen e sotme se Arbana Osmani nuk do ta prezantojë BBV3,
një kërkim në profilin e Ledion Liços në Instagram tregoi se ai nuk e ndjek më moderatoren në këtë rrjet social,
edhe pse ata kanë pasur mjaft miqësi mes tyre në të kaluarën.
Por ndërkohë duket se e njëjta gjë vlen dhe për Arbanën:
As ajo nuk rezulton të ndjekë Liçon, e kaq mjaftoi për t`i hedhur më shumë benzinë zjarrit që ndezën pretendimet e largimit të saj nga drejtimi i programit të rëndësishëm të ekranit të njohur.
Në fundin e muajit gusht, kur po bombardohej me pyetje për BBV3, Arbana pati dhënë një përgjigje enigmatike. “BB për mua ka mbaruar me 6 muaj. Kursejini pyetjet për të se nuk kam asnjë përgjigje interesante”, qe shprehur ajo.