Aktorja dhe ish-banorja e BBV1, Monika Lubonja së fundmi ka komentuar lojën e konkurrentëve në “BBV3”, dhe fituesit të këtij edicioni.
E ftuar në “Big Brother Radio”, Monika u pyet se mes Julian Dedës dhe Meriton Mjekiqit kush mendon që do të jetë finalisti i dytë në reality show.
Aktorja tha se dy djemtë janë lojtarë të fortë, por sipas saj këtë televotim do ta fitojë Juli.
“Të dy për mua janë lojtarë, por them që do shkojë Juli. Por Meritoni ka bërë lojë shumë të fuqishme… Meritonin e shoh finalist dhe i takon”- tha ajo.
Nga ana tjetër përsa i përket fituesit të “BBV” Monika tregoi që sipas saj këtë sezon çmimin e madh do të luhet mes Romeo Veshajt dhe Julian Dedës.
“Deri dje gati 100% mendoja Julin, tani mendoj edhe Romeon sepse në të gjitha presionet që i janë bërë sidomos sa i përket Heidit, ai i ka përbaluar. Ka qenë i vetmi djalë që nuk ka ofenduar gratë. I ka respektuar”- u shpreh aktorja.