Një tragjedi familjare ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi,
ku një 64-vjeçar vrau dhëndrin e tij 39-vjeçar dhe më pas veten.
Sipas informacioneve, 64-vjeçari ka qëlluar dy
herë dhëndrin e tij dhe më pas ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës.
Ky është krimi i dytë i ngjashëm që ka ndodhur kohët e fundit, pasi më 24 shkurt,
një 69-vjeçar qëlloi me armë zjarri dhe vrau dhëndrin e tij 57-vjeçar në vendin fqinj.