Ndërkohë që të gjithë menduan se në shtëpinë e BBV kishte rënë qetësia, janë gabuar, pasi ditën e sotme banorët kanë qenë tepër të tensionuar me njëri-tjetrin.
Teksa kanë qenë në oborr duke ngrënë ushqim, Meritoni dhe Egla janë përplasur me njëri-tjetrin dhe mes këtij debati ka ndërhyrë edhe Heidi.
Pjesë nga debati në oborr:
Egla: M’u largo, dhunues. Meriton, m’u largo.
Meritoni: Pse viktimizohesh?
Egla: Meriton, m’u largo. Më lër të ha bukë.
Meritoni: Shikoni, hyri në rol.
Heidi: Meriton, të hamë njëherë.
Meritoni: O Heidi, pse hyn o Heidi?
Heidi: Sepse nuk dua të bëj edhe njëherë të njëjtin gabim se ka ndodhur dhe faktikisht je i rëndë. Nuk po mbroj Eglën, por po të them edhe njëherë, kupto kur të flasin.
Merioni: Cilin gabim o njeri?
Heidi: Je i rëndë. Shqitu, ndaloje.
Meritoni: Cfarë gabimi? Pse jam i rëndë?
Heidi: Lëre të marrë frymë.
Meritoni: Po ti ku kyn ke këtu?
Heidi: Nuk hy unë por është njerëzore, po e ndjej unë peshën e asaj, jo më kjo.
View this post on Instagram