Roza Lati ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtij edicioni të BBV.
Me natyrën e saj pa filtra, ndonjëherë provokatike e pikante, por gjithmonë e buzëqeshur dhe e dashur, ish-banorja arriti të rrëmbejë zemrat e publikut, këtë herë jo vetëm si moderatore, por edhe si Roza Lati. (suki-suki)
Menjëherë pas eleminimit nga BBV, Roza u largua nga Shqipëria për të pushuar dhe për t’u rikuperuar pas 4 muajve izolim.
Menjëherë pas kthimit në Shqipëri, Roza sot është kthyer në vendin e saj të preferuar, natyrën në zonën e “Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës”, bashkë me qenushen e saj.
“Sot…mbas 4 muajve izolim, më rrahu zemra…Te pemët e mia. Te vendi im. Te Nëna Natyrë. Ku prehen dhe dy ëngjëjt e mi, Çaça&Pëti” – shkruan moderatorja.