Për herë të parë pas ndërhyrjes mjekësore të aktorit Genci Fuga, ai dhe Eni Jani ishin të ftuar në programin ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi.
Me doza shumë të larta emocionesh, rrëfimet e tyre sollën në ekran përjetimet njerëzore përballë momenteve kritike mes jetës dhe vdekjes.
Eni Janit iu deshën pak çaste nga biseda në studio që të emocionohej
e mezi të gjente fjalët për momentin kur duhet të bënte thirrje për suport finaciar.
‘3-4 ditë përpara ndërhyrjes Genci kishte shqetësime. Kemi qenë kontakte me mjekun. Atë ditë Genci u fut në sallë diku te ora 10 e mbrëmjes. Ishte momenti që unë isha vetëm.
Thashë Eni duhet të bësh diçka s’mund ta mbaj për vete. Gjëja e parë që mendova ka qënë institucioni i RTSH vendi ku punoj. Mendova sikur 2 mijë lek të vjetra të jap gjithsecili do bëhen një shumë sa për të nisur ndërhyrjen. Kam bërë statusin dhe momentin e fundit kam mbyllur sytë dhe kam menduar ta nis mos ta nis sepse ishte shumë e rëndë (përlotet) më dukej sikur po kërkoja lëmosh, por mbylla sytë dhe thjesht e nisa.’ – tregoi Jani teksa publiku në studio shpërtheu në duartrokitje për një nga rrëfimet më emocionale në programet televizive.
Në mesin e sekondave të jetës përballë momentit kritik, a e mendoi Eni humbjen e jetës së Gencit? ‘Jo,jo. Asnjë moment’, tha ajo.