Eshte perfolur shume per Arbana Osmanin si moderatore e Big Brother Vip Kosova.
Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova,
ka treguar se kush do të vazhdojë të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBVK-së.
Në emisionin SOL të Klan Kosovës, ajo ka thënë se ai do të jetë Alaudin Hamiti.
“Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte suprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti.”
Ajo zbuloi se Big Brother VIP Kosova 3 pritet të fillojë në tetor të këtij viti. Më tej vazhdon:
“Jemi të kënaqur me kastin, kështu që jemi përgatitur për pak fillojmë siç Big-u i Kosovës ka bërë gjithmonë. Ajo që është e sigurt është se do të fillojmë në fillim të tetorit, edhe më herët se vitin e shkuar.”
Producentja ekzekutive e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti njoftoi se kasti i këtij formati është i veçantë. Ajo tha se ka karaktere të ndryshme me histori unike.
Ndër të tjera, Muhameti shtoi se nuk janë të vërteta lajmet që po qarkullojnë për banorët e këtij edicioni, pasi sipas saj, asnjëri nga ata nuk janë pjesë e BBVK-së.
“Kasti është pjesa më e rëndësishme e këtij formati, pastaj vjen produksioni. Mund të them se nuk janë të vërteta lajmet për banorët që do të hyjnë, disa nga ta ndoshta janë kontaktuar, por nuk janë pjesë e këtij edicioni. Jam entuziaste për kastin, kemi karaktere të ndryshme dhe shumë të veçanta, ka histori që pres të shtjellohen sepse ia vlen. Çdokush do të gjendet brenda Big Brother VIP Kosova, sepse është për të gjithë.”, shprehet Olsa.