Planetet kanë nisur të lëvizin dhe të ndiejnë energjinë e Verës, por prapavija e Mërkurit do vazhdojë të jetë e pranishme deri më 3 Qershor.
Ndonëse parashikimi për shenjat këtë javë duket disi më optimist, Meri Shehu është treguar e ashpër me vlerësimin e yjeve në “Rudina” në Tv Klan. Lëvizja e Mërkurit tashmë në prapavijë nga Binjakët në Dem nxit problemet ekonomike ndaj tregoni vëmendje ndaj këtij aspekti.
Dashi – 3 yje – Ide, reformime, udhëtime, kontakte e ngritje në karrierë, por Mërkuri i kundërt i kthen pas në jetën ekonomike e personale. Do hasin disa vonesa dhe ngatërresa gjatë kësaj jave.
Demi – 2 yje – Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre i jep një drejtim që s’e kishin llogaritur, ndihen të pasigurt. Disa probleme të jetës personale rikthehen. Pavarësisht se do shkëlqejnë në disa ide e plane, do kenë një lloj regresi që çdo gjë lulëzon por nuk kanë optimizmin e duhur për ta shfrytëzuar. Është një mësim karmik.
Binjakët – 3 yje – Dielli në shenjën e tyre, largimi i Mërkurit të kundërt shkoi në çështjet e punës, prapaskenat, aty ku iu dhemb më shumë. Ndaj problemet e paqartësitë rikthehen si një ëndërr e keqe, pasiguri e brendshme e nuk do ndihen kaq në formë sa rrezatimi i diellit në shenjën e tyre.
Gaforrja – 2 yje – Gaforret e ndjeshme ndikohen nga ikja e Mërkurit të kundërt dhe disa pika ku mbështeteshin nuk janë më të forta dhe diskutohen. Miq, shokë, njohje të fundit duhet t’i ekzaminojnë dhe do zhgënjehen nga disa persona që rezultojnë se nuk janë siç duken. Korniza e gjerë është një tablo e bukur.
Luani – 3 yje – Shenja energjike e zjarrit, por 10-ditëshi dytë do hasë probleme me punën e eprorët. Do jenë njerëz me pushtet e kockë të fortë dhe do rivendosen në një pozicion jo komod në karrierë e çift. Ide, freski, udhëtime, kontakte, dashuri të paparë, por të kenë në vëmendje çështjet e karrierës.
Virgjëresha – 4 yje – Mërkuri i kundërt vazhdon por nisin problemet me udhëtimet, kontakte me jashtë, nuk janë probleme thelbësore. Zbulojnë ose ndihmohen në diçka të rëndësishme që do i bëjë të ecin përpara në këtë antagonizëm të madh.
Peshorja – 3 yje – Do merren shumë me çështjet ekonomike dhe do vihen në një lulëzim që ka të bëjë me veten e tyre. Mërkuri i kundërt iu jep shanse të favorizojnë çfarë është thelbësisht e tyre e të fokusohen tek vetja. Mundësi kontaktesh e udhëtimesh të këndshme.
Akrepi – 2 yje – Ata të 10-ditëshit të dytë do provokohen marrëdhënie jo shumë të qeta në çift ose bashkëpunime të ndryshme. Rikthehen njerëz nga e kaluara. Ata që duan të fillojnë një dashuri ose kanë projekte të rëndësishme do ndodhë një mrekulli që do realizojë një qëllim të madh.
Shigjetari – 2 yje – Mërkuri iu sjell probleme shëndetësore dhe me punën. 10-ditëshi dytë do hasë vështirësi në kontakte, ekzaminime shëndetësore, rikthimi në punë, rishikimi i një kontrate, derisa të arrijnë në finish nuk do jenë rehat. Pavarësisht filozofisë, do ketë përparësi prakticiteti.
Bricjapi – 3 yje – Do duan të merren me shumë punë, do hapin rrugë por nuk dihet se sa do arrijnë të zënë një themel. Mërkuri i kundërt iu sjell disa probleme në jetën erotike ose në një njohje që kanë pasur. Ata që kanë fëmijë dhe kanë lindur në 10-ditëshin e dytë mund të kenë disa probleme.
Ujori – 3 yje – Vazhdojnë të jenë më inteligjentët për këtë muaj. Do shkëlqejnë në ide, do kenë lojëra, aktivitete, ide, por do jenë si fëmijët dhe do merren me gjëra jo të nivelit të tyre. Do shkëlqejnë në fushën ekonomike. Ata të 10-ditëshit të dytë mund të kapin një pre shumë të rëndësishme të këtij aspekti.
Peshqit – 1 yll – Dielli i merr gjithë shkëlqimin e karrierës, një fushë që ata e duan shumë. Ata që kanë marrëdhënie me shtetin do iu ikin të gjitha fantazitë dhe nuk do gjenden në ujërat e tyre. Të shtyjnë ose të mos përfshihen në punë që tejkalojnë kompetencat e tyre.