Dy persona kanë qenë autorë të krimit të rëndë të ndodhur
mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë,
ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, 33 vjeçe.
Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë
qenë në makinë kur i ka zënë pritë me veturë
Njëri prej personave ka qenë i armatosur.
Gazeta Sinjal shkruan se dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja,
të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.
Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.
0