Moderatorja e njohur, Liesa Haxhiasllani,
sapo ka surprizuar ndjekësit e saj me një postim të veçantë në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë një seri fotosh me titullin “birthday dump”, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Megjithatë, një detaj tjetër ka marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.
Për herë të parë, Liesa ka bërë publik identitetin e partnerit të saj, Branko Duka.
Ky emër është i panjohur për botën e showbiz-it, por gjatë intervistave të mëparshme, Liesa kishte bërë të ditur vetëm emrin e tij dhe se ai i përkiste shenjës së horoskopit, Ujorit.
Tashmë, çifti i lumtur po pret fëmijën e tyre të parë.