Dy ditë më parë, një video u bë virale
në rrjet në të cilën shihej teksa banori i “Big Brother VIP Kosova”,
“Buçi”, prekte ‘fshehurazi’ nga të pasmet Santianën,
një tjetër konkurrente.
Pamjet u shoqëruan me mjaft kritika nga publiku,
kjo pasi Buci është në një lidhje jashtë, ashtu si Santiana.
E teksa të gjithë ishin kuriozë se si i ka pritur partneri i Santianës këto pamje, një “reagim” prej tij ka ardhur gjatë “Prime-it” të “Big Brother VIP Kosova”.
Santianës iu bë e ditur se partneri i saj kishte bërë gati një surprizë për të disa ditë më parë, të cilën do ia dërgonte sot, por ndryshoi mendim.
Ishte Jonida ajo që vuri në dijeni Santianën se partneri i saj nuk e ka dërguar letrën për të. E pyetur nëse ka diçka për të thënë për veprimin e partnerit të saj, Santiana u përgjigj shkurt, “Jo”.