Moderatori i edicionit të 3’të të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, është komentuar shumë që në natën e parë të këtij spektakli.
Kjo pasi ai erdhi si një risi për publikun pas dy edicioneve që kishte prezantuar moderatorja ikonike e këtij programi, Arbana Osmani.
Mbrëmë gjatë spektaklit duket se Ledioni thumboi keq Arbanën.
Një moment gjatë spektaklit kur po bëheshin nominimet, Ledionit i rrëshqiti fleta e zarfit me emrat e banorëve më pak të votuar.
Ai i kërkoi falje publikut duke i thënë: “Ngaqë s’jam mësuar të mbaj kështu gjërash…”.
Kaq ka mjaftuar që fansat e BBVA ta shohin këtë si një thumb direkt ndaj Arbanës, për faktin se gjatë prezantimit të Big Brother, ajo gjithmonë ka mbajtur skaletë përpara saj.
Ledioni e ka prezantuar që nga nata e parë këtë format pa asgjë në duar.