Amos Zaharia foli mbrëmjen e djeshme në “Cherry on Top” për jetën e tij private dhe vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Amos tha se partnerja i përket fushës së biznesit, pa dhënë më shumë detaje.
“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua…as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut… ose biznesmene”-tha Amos.
I pyetur nga Bora nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai tha se gjithçka ia lë kohës.
“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”-u shpreh aktori.