Jemi në stinën e pranverës, në stinën e ndërrimit të gjakut, në një periudhë ku shumë njerëz ankohen për alergjinë. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi pikërisht në alergjitë e syrit.
“Alergjitë e syve janë reaksione alergjike të sistemit imunitar ndaj lëndëve të huaja të tilla si poleni, myku dhe pluhuri, qimet e kafshëve, acarues të mjedisit, alergjenë të tjerë, por dhe infeksionet virusale dhe bakteriale” shprehet Merja.
Kjo problematikë e syve nëse nuk trajtohet në kohë mund të zgjasë në muaj dhe për më tepër që mund të kthehet dhe në ngjitëse dhe në burim infeksioni dhe për të tjerët.
Simptomat kryesore të alergjisë së syve janë:
– Skuqje e pjesës së bardhë të syve
– Kruajtje e syve
– Një rrjedhje jo normale e ujit nga syri
– Sekretime të syve si sklepa të lidhura në ngjyrë të bardhë me të gjelbër
– Fryrje dhe enjtje e qerpikëve
– Ndjeshmëria ndaj drirës, fotofobia
– Dobësimi i shikimit ose sikur vishet shikimi
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon së pari si të shmangim shfaqjen e alergjive të syrit dhe si t’i mbrojmë sytë nga alergjitë.
“Është shumë e rëndësishme mbajtja pastër e higjenës së fytyrës dhe duarve” thekson Merja duke vijuar me trajtimin alternativ, i cili shkurton ciklin e virusit:
– Shpëlani fytyrën me çajra antivirale si me rigon, kamomil, kokoçel, trëndafil mali, karafil, etj.
– Lyejini 1-2 herë në ditë sytë me lëng hudhre ose qepe
– Kompresa tek sytë: Në tenxhere zieni 2-3 minuta në tre gota ujë, 2 lugë gjelle me çaj kokoçeli dhe një lugë kamomil. Kulloni çajin e nxehtë në një pjatë, lagni një garzë të pastër dhe e vendosni mbi sy. Mbajeni 2-3 minuta, garza vendoset përsëri në pjatë. Përsëritet ky veprim 4-5 herë. Pasi thahet çaji, mbi sy vendosni dy pika lëng hudhre, ose lyeni sytë e mbyllur me një thelpi hudhër të shtypur. Kjo përsëritet 6-7 netë.
– Çaj boronice, pini 1-2 gota në ditë
– Çaj hithre dhe mëllage: Në 300 ml ujë zieni 2 minuta një dorë hithra me një dorë mëllage. Çaji pihet gjatë ditës./Shqiptarja.com