Gjatë lojës me pyetje anonime brenda shtëpisë së Big Brother Vp,
Romeos iu drejtuan shumë pyetje, ku në një prej tyre ishte nëse e kishte fituar famën nga lidhja me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqi.
Po ashtu në njërën prej pyetjeve loja e tij krahasohej me atë të të vëllait, Donaldit.
Ky i fundit ka reaguar menjëherë përmes një Instastory duke thënë:
“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet.
Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake.Ps. Romeo nuk është as më i mirë as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë.
Por faleminderit që më kujtoni sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë.”