Personazhi i njohur i TikTok Kozak Braçi ka zhvilluar
së fundmi një intervistë virtuale me Kostana Moravën, ku ka dhënë disa deklarata lidhur me BBVK dhe BBVA.
Sa i përket BBVK, Kozak ka treguar se e ka marrë një ftesë e madje një ofertë prej 20 mijë eurosh për t’u bërë pjesë, por nuk e ka pranuar.
Ai tregon se do të donte të bëhej pjesë e BBV Albania, për t’iu treguar shqiptarëve kush është ai realisht, përtej rrjeteve sociale.
Ndonëse Kozaku tregon se nuk e ka marrë ende një ftesë, këtë vit ai ka mundësinë të jetë një nga banorët e këtij edicioni, i cili tashmë ka hapur edhe audicionet për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e tij.
Do të donit që Kozak Braçi të bëhej pjesë e BBVA4?