Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve
në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve
policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë sherrit mes tyre janë përdoru edhe shufra hekuri.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy prej tyre një 22-vjeçar dhe një 41-vjeçar, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë, një 50-vjeçar dhe një 35-vjeçar. Gjithashtu njëri prej tyre ka po merr ndihmë mjekësore te spitali i Traumës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në një lokal në qytet, ndërmjet 4 shtetasve, të afërm të njëri-tjetrit.
Vihen në pranga 2 shtetas të përfshirë dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Sekuestrohet sendi i fortë (shufra prej hekuri) që u përdor gjatë konfliktit për motive të dobëta.
Menjëherë pas njoftimit se mesditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Kukësit, 4 shtetas ishin konfliktuar për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/t.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve 22 vjeç dhe 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit 50 vjeç dhe 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.
Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, shtetasi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, sendi i fortë (shufra prej hekuri) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.