Pas pamjeve tronditëse që qarkulluan në rrjetet sociale,
ku Klea Prenga shihet e gjakosur pas një sulmi të dhunshëm nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha,
e reja ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë publikisht.
Ajo ka shprehur vendosmërinë e saj për të luftuar derisa drejtësia të vihet në vend dhe motrat Berisha të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Në një postim në Instagram, Klea Prenga rrëfeu se u sulmua teksa ishte duke ngrënë në një lokal në Tiranë, ndërsa motrat Berisha i etiketon si “fundërrina” dhe “dhjakse”.
Në fjalët e saj, ajo tregoi forcën dhe guximin që ka për të vazhduar përpara, pavarësisht dhunës që përjetoi.
View this post on Instagram