Kiara Tito u shfaq sot në “DWTS Fan club” e veshur me një fustan rozë që i tregonte barkun e rrumbullakosur, të cilin për disa javë rresht e fshehu me veshje të gjera.
Moderatorja falenderoi të gjithë për urimet dhe shpjegoji se cila ishte arsyeja që ajo dhe Luizi e mbajtën të fshehtë lajmin për shtatzëninë.
Kiara:Më lejoni të bëj një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël, në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem shumë e emocionuar dhe e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment kaq special.
Ndjej një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe s’kam mundur të jap një përgjigje sepse shtatzënia në vetvete është një rrugëtim shumë i gjatë dhe fillimet janë të vështira.
Por ne e menduam ta sillnim në një formë tjetër, për të gjithë ata që besuan tek ne, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika.