17-vjeçari Artiol Abdullahu dhe 16-vjeçari
Elton Kadriu dyshohet se janë dy të
miturit që përplasën qëllimisht me makinë
dhe më pas e dhunuan për vdekje me shufra
metalike 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu.
Ngjarja ka ndodhur gjashtë ditë më parë në Podujevë të Kosovës.
Lulzim Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime
të rënda dhe si pasojë e plagëve të marra 18-vjeçari ndërroi jetë të shtunën se spital.
Mediat raportojnë se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve.
Sipas xhaxhait të viktimës, Lulzim Fejzullahu ishte me të dy prindërit jetim.
Në prononcimin e dhënë për mediat, ai tha se shkaku i sherrit mes adoleshentëve kishte qenë një konflikt për radhën në një berberhane të qytetit.