Prezantuesi i programit “Big Brother VIP Kosova”,
Alaudin Hamiti ka denoncuar ditën e djeshme në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë.
Hamiti ka deklaruar në Policinë e Kosovës se ka marrë shumë kërcënime nga një person që pretendon se është familjar i një prej banorëve që doli nga ky program Eduard Kuçi.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, Hamiti ka deklaruar në Polici se rreth orës 14:30, të ditës së djeshme, në rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si:
“Edi (ish banor i programit) është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.
Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në forme të shkruar dhe më zë dhe kanë të bëjnë me emisionin e datës 25 nëntor.