Shumë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë në jetë ndjesinë e të pasurit këmbët akull, apo duar dhe gishtërinj të ftohtë.
Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve, shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesorë të ‘akullnajës’ në duar dhe sidomos në këmbë.
Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta, por dhe nga faktorë të tjerë si stresi dhe ankthi.
Por kujdes! Këmbët e ftohta mund të jenë simptoma dhe shenja të disa problemeve serioze shëndetësore. Çfarë fshihet pas kësaj simptome, cilat mund të jenë problematikat shëndetësore?
Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në studion e “Rreze Dielli” tregojmë shkaktarët dhe sëmundjet që ‘fshihen’ pas kësaj shenje.
“Një nga shkaktarët e të ftohtit në këmbë janë ngushtimi i arterieve dhe venave nga temperaturat e ulta.
Gjithashtu ankthi dhe stresi ngushton arteriet dhe venat, çrregullimet e funksionit të tiroides, çrregullim i gjakut në stomak, gjendrat gastrike prodhojnë më shume acid klorhidrik. Jeta sedentare, dhjamosja e trupit, qëndrimi gjatë në karrige, pirja e duhanit trash gjakun.
Këmbët e ftohta janë tregues i çrregullimit të sheqerit në gjak diabetit, çrregullim i funksionit të veshkave, nivel i lartë kolesteroli, insufiçencë renale ose kardiake, anemia, ulja e rruazave të kuqe të gjakut, mungesa e hekurit, vitaminës B8, B12, mungesa e vitaminës K, K2 dhe D shton kalciumin në enët e qarkullimit të gjakut.
Vitamina K parandalon sëmundje të zemrës dhe alzajmerit, u jep elasticitet arterieve. Gjithashtu morthi i duarve dhe këmbëve është tregues i sëmundjes së reumatizmës.” thekson Merja.
E rëndësishme është të diagnostifikohet së pari shkaktari i vërtetë i këmbëve të ftohta, për të cilat ka disa kura natyrale. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja sugjeron banjat e këmbëve me ujë të ftohtë, pasi nxisin prodhimin e enzimës alinë që më vonë konvertohet në alicinë, një antibiotik që mbron trupin.
Gjithashtu banjat me kontrast temperature janë shumë efikase. Përdorimi i erëzave në gjellë si piper, rozmarinë, xhinxhër, spec djegës, hudhër, kanellë; konsumoni vaj liri, vaj susami, vaj peshku, konsumimi i çajrave të ngrohtë të anemisë, zemrës, diabetit ose tiroides.
Kompresa me çaj rozmarine dhe xhinxhër, është një tjetër sugjerim nga Merja, ku në 1 litër ujë zieni 2-3 minuta një dorë rozmarinë dhe një lugë xhinxhër dhe me çajin e ngrohtë lagim këmbët.
Një ekstrakt në kushte shtëpie, sidmos për diabetikët është shumë efikas: ngrohim në sobë në 100 ml raki, 3-4 copa spec djegës, 4-5 thelpinj hudhër. E lëmë të ftohet pak dhe me këtë ekstrakt lyeni këmbët e ftohta.
Në mbyllje të bisedës, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja jep dhe dhjetë këshilla për këmbë të ngrohta:
1. Mbani çorape të ngrohta në stinën e dimrit
2. Këpuca të jetë e lirë dhe pa djersë
3. Hidhni një tufë hithra në dysheme dhe shkelini me këmbë për 10-12 minuta
4. Mos i mësoni këmbët t’i mbani pranë ngrohëses në darkë
5. Mbani këmbët në darkë në ujë të ftohtë dhe pas 10 minutave në ujë 40-45 gradë
6. Pas ujit masazhoni këmbët me një ekstrakt bimor me spec djegës, karafil, kanellë
7. Në mëngjes lyeni këmbët me një anticelulit dhe vaj susami ose kremin Reumer.
8. Bëjini në mëngjes 5-6 minuta ushtrime gishtave të këmbëve dhe shputës
9. Përdorni ushqime si peshku, panxhari, molla, vaji i lirit
10. Përdorni perime dhe bishtajore që përmbajnë kalium, çlirojnë lumenin e arterieve në këmbë. /Shqiptarja.com