Meritoni, Egla dhe Ilnisa, tashmë janë të vendosur nga
‘Vëllai i Madh’ te dhoma e ‘Torturës së Bardhë’,
ku të shtunën do të marrin vesh se cili prej tyre, do të rifutet në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
Por duket se Egla është shqetësuar nga zhurmat e krijuara gjatë natës nga çifti Ilnisa-Meriton.
Egla e ka cilësuar çiftin si çnjerëzor, pasi e kanë zgjuar disa herë gjatë natës nga zhurmat.
Pjesë nga biseda:
Egla: Jeni çnjerëzor. Se deri në mëngjes keni lëvrirë, më keni zgjuar nga gjumi tre herë. Jeni çnjerëzor. Shko merr një dozë qetësie ne dhomën e rrëfimet, mos më ça mua dërrasat. Sot më lërë se e kam ditën time, o kloun. Dua të rri me veten
Meriton: Nuk jam duke u marr me ty. Dole prej vetes.
Egla: Mos më fol se dua të rri vetëm o babo.