Në muajin shtator, këngëtarja e njohur, Greta Koçi,
konfirmoi për të gjithë dashamirësit e saj se ishte në pritje të ëmbël dhe se do të bëhej nëna e një djali.
Mirëpo sot, pritjes i ka ardhur fundi
pasi përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit,
artistja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj se ka mirëpritur ardhjen në jetë të djalit të saj.
Teksa ka publikuar dorën e saj teksa mban dorën e vogëlushit, Greta shkruan:
“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Eshtë dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekesor në Amsterdam”.