Katër të rinj shqiptarë të vdekur dhe një në gjendje kome në spital
është bilanci i një aksidenti tragjik në punë në një kantier
ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë i cili ndodhi më 30 Nëntor.
Menaxheri rajonal Andre Grundmann nga sindikata IG BAU në një intervistë me NDR 90.3, njoftoi së fundmi se ka hapur një donacion, e cila synon të ndihmojë të afërmit e viktimave, raporton media gjermane.
“Kemi dëgjuar se banorët e Hamburgut kanë pyetur se si mund të ndihmojnë të afërmit e mbijetuar të punëtorëve të vdekur të ndërtimit. Si Sindikata Industriale Ndërtimore-Agrar-Mjedisore, ne kemi krijuar një llogari donacionesh dhe do të transferojmë çdo cent që shkon në këtë llogari donacionesh tek vartësit e mbijetuar për mbështetje”, tha Grundmann.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Ende është e paqartë se përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Kjo është llogaria:
GFW e IG BAU
IBAN: DE49 5005 0000 0000 6719 09
HELADEFFXXX
HELABA Frankfurt
Fjala kyçe “Katestrofa ndërtimi Hamburg HafenCity”