Ori Nebijaj zbuloi sot për herë të parë se ka një partner.
Ajo tha se prej dy vitesh tashmë ka një marrëdhënie të konsoliduar.
Hermetike për jetën e saj private, ajo e zbuloi lidhjen e saj teksa i doli në mbrojtje Heidit gjatë diskutimit për takimin me prindërit e Romeos.
Sipas Orit, Heidi ka të drejtë të ndihet në siklet dhe tregoi më pas edhe raportin e saj me partnerin.
“Kam dy vite me të, por sa here vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, tha ajo.