Pas Besart Zenelit dhe Miss Rose, në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” kanë hyrë edhe dy ish-konkurrentë të tjerë.
Bëhet fjalë për Vesa Vllasaliun dhe Kader Kicajn, të cilat do të qëndrojnë brenda për 24 orë.
Me të parë vajzat, finalistët janë gëzuar shumë, madje kanë filluar edhe të qajnë nga emocionet.
Lumbardh Salihu po ashtu u befasua kur pa të dashurën e tij, me të cilën do të qëndrojë edhe një natë bashkë.
Vesa e Kader hyjnë sërish në shtëpi, përqafime e puthje të shumta nga finalistët
Nuk kanë munguar as puthjet e përqafimet e shumta ndërmjet tyre, të cilët nuk u ndanë për asnjë moment me njëri-tjetrin.
Çifti nisi lidhjen brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë dhe tashmë kanë bërë plane edhe për jashtë.
Madje, në disa raste e kanë përmendur edhe martesën, por që pritet të shihet se si do të shkojë kjo marrëdhënie.