Modelja nga Prizreni, Kader Kicaj,
është shndërruar shpejt një ndër emrat
më të komentur të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.
Jo vetëm për shkak të pamjes së saj të admirueshme, por edhe të tipit interesant e pak ngacmues që e ka.
Njëra nga shoqet e saj të mira, Valentina, ka zgjedhur të flasë për Prive, për të treguar më shumë mbi karakterin e Kaderes.
“E kemi shoqërine disavjeçare, dhe siç keni mundur ta shihni, Kaderi si tip është tepër e pafajshme, naive, zemërbardhë, i ka tepër veçori të mira për mua si shoqe, dhe shpresoj që edhe ju si publik, do ta njoftoni në ndërkohë duke e parë çfarë tipi është.” – ka treguar shoqja e Kaderes, për Prive.
Ajo është shprehur më tutje që nuk është dashur shumë t’ia mbushin mendjen për të hyrë në shtëpi, sepse Kaderja ka shumë vetëbesim. Gjithashtu thotë që e kanë pritur të bëhet virale, shkaku i fizikut tërheqës që ka ajo.
Ajo gjithashtu tregon që Kaderja ka shoqëri me banoren e sezonit të parë Himenen.
Por, thotë që loja e Kaderit nuk ngjason aspak me të Himenës, pasi Kaderja nuk e ka përcjellë edhe aq shumë edicionin e kaluar, gjithashtu edhe as këtë edicion, edhe pse shumë është përfolur që Kaderja nuk po i njeh banorët, shoqja e saj tregon që nuk e ka strategji, por me të vertetë nuk ka pasur kohë t’i shikojë.
“Kaderi nuk ka lënë asgjë jashtë, nëse diçka do të ndodhë brenda, nësa ka ndjenja për ndonjërin prej banorëve, unë e di, duke njoftur atë, ajo do ta ndjekë vetëm zemreën e saj.” – jep përgjigjje shoqja e Kaderes, sa i përket nëse ka lidhje jashtë ajo. /Telegrafi/