Julian Deda ka reaguar i pari për vendimin e marrë
Egla Cenon, Meriton Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin, ku në fakt ishte thjeshtë një skualifikim
fiktiv pasi të tre janë nxjerrë praktikisht në nominim dhe vetëm njëri prej tyre do të largohet.
Aktori i njohur i humorit është rebeluar me këtë situatë duke theksuar faktin se në këtë mënyrë mund të thyhen
fare mirë rregullat përmes sjelljeve jo të hijshme, sikurse bënë dhe banorët e sipërpërmendur.
Juli i mëshon mendimit të tij që veprimet e kundërligjshme, sikurse përndjekja që u cilësua mbrëmë në prime, vlerësohen nga gjykata dhe jo publiku.
“Është zhvlerësuar zarfi i zi komplet sepse tani mund të merret dhe e kundërta që kjo ok po dola,
e voto publiku. Çfarë është kjo? Sepse publiku voton gjithmonë mër vëlla.
Logjika të bën kështu, nëse ata vijnë, kanë ndenjur në shtëpi,
kanë kaluar nominime me atë sjellje do të thotë që me një sjellje tjetër, dalin për një javë. Kjo është logjika.
Atëherë i bie që këta janë gjykuar për këtë sjellje, ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo, përndjekja, si quhet ajo…
A ishte vepër penale? Ç’punë ka publiku të vendosë për një vepër që e vendos Gjykata?”, ka thënë Jul Deda që në këtë moment u ndërpre nga produksioni.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u “përjashtuan” me zarf të zi Ilnisa me Meritonin për shkak të përplasjes së patën me Egla Cenon. Kjo e fundit ishte eleminuar dy ditë më parë.
Por, sipas produksionit, ajo është mbajtur në një ambient e izoluar, ndërsa për të tre do të vendosë publiku. Njëri prej tyre do të dalë të shtunën.
E pikërisht këtë situatë, Jul Deda nuk e ka anashkaluar,
përkundrazi ka folur hapur dhe qartë, ku ka marrë edhe mbështetjen e banorëve të tjerë që gjendeshin duke biseduar me të.