Këngëtari Endrik Beba është banori që u eleminua spektaklin e së shtunës në “Big Brother Vip Albania 3”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duket se Edriku ka thumbuar produksionin e spektaklit duke theksuar se ka zgjedhur të jetë njeri në vend të një grimce fame apo popullariteti më shumë.
Postimi i plotë i Endrikut:
Të dashur miq, të vjetër e të rinj, ??
Së pari ju falënderoj të gjithëve që më keni mbështetur gjatë rrugëtimit tim në Big Brother, ndonëse ishte i shkurtër.
Provova për herë të parë izolimin (dhe kjo është shumë për një qënie 100% të lirë).
Mund të kisha zgjedhur të isha kushdo: thashethemexhi, intrigant, hakmarrës etj etj.
Jo vetëm që nuk desha, por as nuk mundem se i tillë ose je, ose s’je, kështu që zgjodha të jem NJERI, në vend të një grimce fame apo popullariteti më shumë.
Patjetër që për këto hyra, por gjithçka e ka një çmim dhe jam i pazoti ta këmbej me dinjitetin dhe personalitetin.
Jam i qartë që këto të fundit marketojnë dhe shesin pak ose aspak dhe në treg patjetër që gjithçka që prodhohet, duhet të shitet, ndaj nuk gjykoj askënd që bën dhe zgjedh të kundërtën.
Mezi prisja të hyja, por me sa duket: “jo gjithçka që shkëlqen, është ar”.
Për mua ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë e para familja që i jam përherë mirënjohës, përfshirë edhe për këtë aventurë.
E vetmja gjë që uroj, është të mos kem zhgënjyer askënd që pati besim tek unë. I juaji Endrik!