Aktorja Egla Ceno dhe Heidi Baçi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, ku shkak është bërë një veprim i Heidit, e cila qeshi me Graciano Taganin kur ai po lexonte letrën që i kishte shkruar vetes.
Egla e ka quajtur këtë veprim të Heidit jo njerëzor, ndërsa banorja tha: “Po ik tani të më thuash ti mua e ke gabim për Gracianon!”
E teksa konkurrentja i kërkoi që ta ndërpres debatin, aktorja ka shpërthyer në ofendime ndaj saj.
“Je vetëm një poshtërsirë. Jo këtë lojë me mua, o gocë e poshër. Tall këllqin tënd të vogël me mua”– iu drejtua Egla, duke treguar se i ka respektuar atë dhe Romeo Veshajn në “BBV”.
Nga ana tjetër Heidi u shpreh se edhe ajo ia ka kthyer respektin deri në momentin që aktorja i ka ofenduar.
“Ajo që bëre me Gracianon ishte shumë e rëndë. Ti po qeshje në mënyrën e ndërtimit… Po qeshje me ndjenjat e një njeriu”– tha Egla me tone të larta, ndërsa konkurrentja duke e injoruar e pyeti: “Të më thuash ti mua për Gracianon?!”
Debati:
Egla: Ajo që bëre dje nuk ishte njerëzore
Heidi: Ti më the mua për Gracianon nuk ishte njerëzore?! Po ik tani të më thuash ti mua e ke gabim për Gracianon!
Egla: Pse kush je ti?
Heidi: Askush. Sot më pëlqeu sepse më the unë e kam mbajtur veten me ty shumë herë. Çfarë të kam bërë unë ty që ti ta mbash veten? Unë kam dalë budallaqe se nuk kam reaguar. Mua më kanë thënë je budallaqe se nuk ke reaguar.
Egla: Në të gjitha rastet…
Heidi: Po ik o Egla se kam mbaruar
Egla: Jo unë skam mbaruar, se e e hapa unë bisedën
Heidi: Po e mbylla unë
Egla: Përgjigju bisedës, nëse s’do vazhdo siç e bën
Heidi: Do vazhdoj
Egla: Je vetëm një poshtërsirë
Heidi: Po shumë mirë
Egla: Mua jo po. Jo këtë lojë me mua, o gocë e poshtër. Tall këllqin tënd të vogël me mua. Të më thuash ti mua po të ikën truri? Unë nuk jam duke i fshehur emocionet.
Heidi: As unë
Egla: Unë në ty dhe në atë çunin kam investuar kohë cilësore. Kam investuar respekt siç ti na bëre të besojmë
Heidi: Ti na ofendove
Egla: Mos më dublo, më dëgjo deri në fund nëse ke këllqe. Ajo që bëre me Gracianon ishte shumë e rëndë. Ti po qeshje në mënyrën e ndërtimit… Po qeshje me ndjenjat e një njeriu
Heidi: O Egla të lutem, të më thuash ti mua për Gracianon! Të lutem Egla e kam seriozisht
Egla: Unë e kam seriozisht gjatë gjithë kohës. Ti po tall menderen me mua gjatë gjithë kohës? Unë jam emotive
Heidi: Edhe unë jam
Egla: Jo ti nuk je, po tall menderen gjatë gjithë kohës