Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, ku shkak u bë një fjali që aktori i tha banores.
Ai i tha Eglës që tashmë ka vërë mend dhe nuk komunikon me ulërima, duke bërë që kjo e fundit të shpërthejë keq ndaj ti.
“Çfarë do të thuash me ke vërë mend? I trasformon gjërat, je i ulët”- i tha aktorja, ndërsa Juli u shpreh: “Nuk është fajli im që ri je në këtë gjendje”.
Nga ana tjetër konkurrenti tregoi se i kishte thënë aktores që të ndryshojnë, por ajo nuk ka pranuar.
“Nuk e thashë këtë. A e din si je ti? Je si këta politikanët e shkretë që ndryshojnë kështu”- tha Egla, teksa Juli iu drejtua duke thënë që ajo ka probleme me shëndetin mendor.
Pjesë nga debati:
Egla: Ku e keni mësuar që të komunikoni me ulërima. Unë nuk jam vërë mend. Çfarë do të thuash me ke vërë mend? I trasformon gjërat, je i ulët
Juli: Po pse ofendon?
Egla: Vazhdo e merru me Romeon se s’jë për mua lali
Juli: Me kë të merrem, me ty?
Egla: Me mua s’merresh dot
Juli: Me ty nuk merrem se je skualifikuar
Egla: Të kam qëndruar dhe larg dhe afër
Juli: Nuk është faji im që ri je në këtë gjendje
Egla: Të kam qëndruar dhe shumë afër
Juli: Nuk kam se çfarë të të bëj
Egla: Mirë zemër tani çohu dhe ik
Juli: Të thash hajde të ndryshojmë, ti më thua unë nuk ndryshoj
Egla: Nuk e thashë këtë. A e din si je ti? Je si këta politikanët e shkretë që ndryshojnë kështu
Juli: Sapo ma ndryshove ti
Egla: Je kaq i varfër dhe nuk do të bësh ndonjëherë hajër në atë që ke në mend po vazhdove kështu. Ishte një shans i artë për ty të tregosh veten. Unë jam e sigurtë që ti do të mbërrije lart, po ti s’je njeri, je i vogël.
Juli: Ke probleme, skam çfarë të të bëj