Natën e mbrëmshme u publikua një video në të cilin Vesa jepte mesazhe ndaj banorëve.
Mirëpo, një person i cili menaxhon Instagramin e Bleros ka ‘shpërthyer’ ndaj Veses.
Këtë reagim, gruaja misterioze e Bleros e ka kundërshtuar duke kërkuar që të tregoi respekt dhe të jetë më i kujdesshëm më postimet që i bën.
“Pershendetje te gjitheve kete postim, nga nje mik qe paguhet per te menaxhuar llogarine e Blerimit ne Instagram giate kohes qe Blerimi eshte ne formatin aktual, me duhet te komentoj shkurtimisht. Nuk e kuptoj postimin dhe cfare deshe te thuash?
Vesa Vllasaliu dhe Blerimi kane nje marredhenie te mire, nuk ke nevoje te kercesh aty ku nuk eshte e nevojshme. Vesa bente shaka, asgje me shum. Gjithcka eshte e relaksuar. Je mjaft agresiv dhe ofendues ne postimin tend.
Te dy do te behen miq te mire sapo Blerimi te kthehet nga BBVK, jam e sigurt per kete. Vesa eshte absolutisht personi i gabuar qe po sulmon, secili prej nesh deshiron me te miren per Blerimin. Une si partnerja e tij te kerkoj te tregosh me shume respekt i nderuar dhe te jesh me i kujdesshem me postimet qe ben. Respekte”, shkroi ajo.
Shiko foton: