Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVK”, Xheneta dhe Gjesti
nisën një marrëdhënie dashurie. Megjithatë, kjo lidhje nuk shkoi sipas pritshmërive të tyre, dhe ata vendosën t’i japin fund.
Pas ndarjes, mes tyre ka pasur disa konflikte, dhe Xheneta ka deklaruar se Gjesti nuk është njeriu i duhur për të. Mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar sërish!
Mbrëmë, gjatë një feste të organizuar në shtëpi, banorët u argëtuan duke kërcyer e duke kaluar momente të bukura. Gjatë festës, Gjesti u duk i shqetësuar nga afërsia e Xhenetës me Vullnetin, duke treguar xhelozi.
Më vonë, teksa banorët po shijonin pishinën, Xheneta dhe Gjesti filluan të afrohen. Madje dyshja përfunduan duke shkëmbyer disa puthje të zjarrta!