Është nisur drejt spitalit të Tiranës 31-vjeçarja nga Korça,
së cilës ish bashkëshorti i hodhi benzinë dhe i vuri flakën.
Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa dhe ka kryer aktin e rëndë.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.
Mësohet nga burime paraprake, se çifti janë në proces divorci dhe ishin prindër të dy fëmijëve.