Mikela Pupa është gati për të nisur një projekt të ri. Në një bisedë virtuale me ndjekësit,
ajo u ka treguar se do duhet vetëm një javë që ta shohim të vijë ndryshe.
Nuk bëhet fjalë për radio apo biznes.
“Do më shihni në një format krej ndryshe nga çfarë jeni mësuar të më shihni”, thotë Mikela.
Përjashtim bëjnë edhe intervistat sepse ish-banorja e Big Brother VIP vjen në një tjetër rol.
Dhe duke qenë se ndjekësve nuk u pritej, Mikela postoi edhe një foto duke zbuluar më në fund se për çfarë projekti bëhet fjalë.
Veshja që ajo mban nuk ka nevojë për një shpjegim pasi kollarja portokalli me këmishën e zezë tregon se do të jetë pjesë e programit “Piranjat”, pjesë e të cilit ka qenë dhe Ledjana, banorja e BBV3.