Meriton Mjekiqi shpërtheu në lot në çastin kur duhej
të përshëndetej me Ilnisa Agollin, që mbrëmë
u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP3”.
Një moment i vështirë për moderatorin, që u nda nga gazetarja, me të cilën nisi një raport brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Ilnisa i dha kurajo duke i thënë: “Fitoje për mua, për Loarin, suksese”.
Mjekiqi nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa sapo ka hyrë në shtëpi, është mbyllur në tualet duke qarë me dënesë.
Meritoni dhe Egla Ceno u votuan nga publiku për t’u rikthyer në shtëpi, ndërsa gara përfundoi për Ilnisën. Kujtojmë se të tre qëndruan disa ditë në dhomën e bardhë, pasi u skualifikuan nga loja.
Por, me vendim të publikut, Meritoni dhe Egla kanë një mundësi të dytë në garën për çmimin e madh.
View this post on Instagram