Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Lushnje ditën e sotme
në një fabrikë në ndërtim. Si pasojë e shpërthimit ka humbur
jetën Roland Hoxha, ndrësa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.
Burime bëjnë me dije se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë bëhet me dije se shkak i shpërthimit është bërë pasi një vinç ka prekur te telat elektrikë.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka mbërritur me urgjencë edhe Minsitri i brendshëm, Taulant Balla.