Rikthimi në shtëpinë e “Big Brother VIP’, pas disa ditësh në izolim, nuk kanë qenë aspak i qetë për Meriton Mjekiqin.
Pas përballjes kokë më kokë, në një nominim me Egla Cenon dhe të dashurën e tij, Ilnisa Agolli, Meritoni ka nisur debatet me banorët e shtëpisë, lidhur me sjelljen e tyre ndaj Ilnisës, e cila u eliminua përfundimskh nga gara natën e djeshme.
Ditën e sotme, gjatë një bisede, aktori Romeo Veshaj ka akuzuar Meritonin se ai e ka dashur jashtë shtëpisë Ilnisën, dhe për faj të tij asaj ju prenë ëndrrat. Por kjo akuzë nuk është pritur aspak mirë nga Meritoni, duke nisur kështu në debat mes tyre,
Romeo ka akuzuar Meritonin se ai e ka dashur Ilnisën jashtë këtij formati dhe se për faj të tij, Ilnisës ju prenë ëndrrat. Të dy kanë nisur ti bërtasin me tone të lata në fytyrë njëri-tjetrit duke kaluar edhe në ofendime.
“Ia preve ëndrrat, mos bëj sikur prekesh kot aty! Ti e doje jashtë atë. Kjo është e vërteta plak. Të pëlqen, apo jo? Fol! U preke? Shumë mirë!”, u shpreh Romeo.
Ndërkohë, ky i fundit ia ktheu duke i thënë: “Mos guxo ta përmendësh. Je i turpshëm. Si guxon me përmend Ilnisën, të ka respektuar ty! Ti e godite dhe vazhdon akoma!”.
Pjesë nga debati:
Romeo: E nxore ti jashtë! Ajo është tek shtëpia tani, ti je këtu brenda.
Meriton: Mos guxon ta përmendësh? Je i turpshëm!
Romeo: Prej teje iku! Prej teje erdhi zarfi! Është faji jot!
Meriton: Si guxon me përmend Ilnisën, të ka respektuar ty!
Romeo: Ja preve ëndrrat tjetrës, ja preve. Ajo ishte super lojtare. Mos bëj si i prekur! Ti e doje jashtë atë, që të vazhdoj vetë këtu. Kjo është e vërteta!