Romeo Veshaj duket se ruan një marrëdhënie të mirë
me Jonida Maliqin pas ndarjes,
pasi moderatori ka reaguar shumë mirë
kur emri i saj u përmend në puntatën e të shtunës në “Më lër të flas”.
I ftuar ishte Ermal Mamaqi, i cili teksa po tregonte për kastin e aktorëve të serialit “H.O.T”,
përmendi Jonida Vokshin, por më pas tha emrin e këngëtares, Jonida Maliqit.
Romeo e mori me sportivitet situatën dhe i dërgoi puthje nga ekrani Jonidës duke thënë se e përshëndet.