Një bombol gazi ka shpërthyer në qytetin e Laçit
dhe për pasojë është plagosur një çifti.
Ngjarja ka ndodhur ne mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 të qytetit.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit e zonja e shtëpisë ka djegie në 50 %
të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në kryeqytet.
Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari,
por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
lajmi ne perditesim…