Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku
kanë nisur procedurat për divorc pas më shumë se 7 vitesh martesë.
Bëhet me dije se çifti është parë pranë Gjykatës për të zgjidhur martesën. Ata kishin tentuar të arrinin një marrëveshje pa nevojën e gjykatës, por Kallaku kërkoi që Xhensila të heqë dorë nga pasuria e përbashkët, gjë që ajo refuzoi.
Pas këtij ndryshimi, të dy dorëzuan padi për divorc, por gjykata ua ktheu fillimisht për arsye procedurale.
Në dokumentet e dorëzuara thuhet se çifti u martua më 13 qershor 2018, por bashkëjetonin që nga viti 2011. Marrëdhënia e tyre ishte fillimisht harmonike, por në dy vitet e fundit u përkeqësua për shkak të keqkuptimeve të vazhdueshme. Aktualisht, ata kanë më shumë se një vit që jetojnë të ndarë dhe kërkojnë zgjidhjen ligjore të martesës dhe ndarjen e pasurisë.