Kompania e qymyrit Shuangyashan,
e cila operon minierën,
është gjobitur në të kaluarën për shkelje të disa rregullave të sigurisë,
sipas raporteve të mediave lokale.
Vetëm këtë vit, ajo u gjobit 10 herë, sipas një raporti nga mediat vendase.
Një shpërthim i fortë shkëmbi në një minierë qymyri ka lënë të vdekur 11 persona në provincën verilindore, Heilongjiang të Kinës ditën e sotme.
Puna e minierave mund të çlirojë presionin nga formacionet përreth dhe të shkaktojë një shpërthim të mirëfilltë të shkëmbinjve. Sipas mediave të huaja nga një vlerësim fillestar përcaktoi se kjo ishte ajo që shkaktoi vdekjet në provincën Heilongjiang.
Kompania e qymyrit Shuangyashan, e cila operon minierën, është gjobitur në të kaluarën për shkelje të disa rregullave të sigurisë, sipas raporteve të mediave lokale. Vetëm këtë vit, ajo u gjobit 10 herë, sipas një raporti.
Kina ka punuar në përmirësimin e sigurisë së minierave për të luftuar aksidentet që ndodhin me një farë frekuencë. Në gusht, një tjetër shpërthim në minierë qymyri vrau gjithashtu 11 njerëz në provincën Shaanxi të Kinës veriore. Një zjarr në një minierë qymyri në provincën Guizhou të Kinës jugore vrau 16 persona në shtator.
Vetëm pak javë më parë, një zjarr i madh në një ndërtesë të ndërmarrjes së minierave të qymyrit në Kinën veriore vrau 26 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, megjithëse zjarri nuk ishte në vetë minierën.