Françeska Murati dhe Sara Gjordeni kanë sjell një situatë jo edhe aq të mirë në Big Brother VIP Albania 3.
Sara duket ta ketë mbyllur modelen shqiptare në tualet, derisa po e priste jashtë.
Ato më pas janë konfrontuar me njëra-tjetrën, teksa për pak sa nuk kaloi në përleshje fizike.
Kjo situatë u dënua edhe nga ‘Vëllai i Madh’, i cili e anuloi televotimin dhe solli një ‘zarf të zi’ brenda.
Françeska tregon se ishte e prekur dhe në një moment qau, pasi iu kujtua kur e bullizonin si adoleshente.
“Kur kam qenë adoleshente kam qenë e bullizuar dhe një nga gjërat që kanë bërë më kanë mbyllur në tualet. Më torturonin në banjo, mu kujtua ajo situatë”, u shpreh ajo.
E njëjta shtoi: “Këto gjëra nuk ia kam treguar as familjes time. Dikur kam qenë viktimë, nuk jam më”.
Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi apo nëse Sara do të largohet përfundimisht nga ky reality show.
View this post on Instagram