Dy fituesit e formatit “Big Brother Kosova” janë takuar së bashku.
Reperi i njohur Stresi, i njohur ndryshe si Arkimed Lushaj, fitues i edicionit të parë të spektaklit,
është takuar me fituesin e edicionit të dytë, ish-futbollistin Lumbardh Salihu.
Stresi ka ndarë edhe një foto në rrjetet sociale ku shkruan:“Te gjithë e kanë fituar big brother-in veç ne të dy Jo !”
Ky mbishkrim i reperit u pa si thumb për të gjithë ata që kanë pretenduar që fitorja e tyre nuk është e merituar,
pasi për të dy personazhet kishte aludime të tilla.