Gazetari Bledi Mane ka dhënë një tjeër lajm ekskluziv.
Ai thotë se vëllezërit Veshaj do të drejtojnë “Fiks Fare” duke nisur nga shtatori.
“Nga shtatori, programi televiziv investigativo-humoristik “Fiks Fare” do u besohet si drejtues dy vëllezërve binjakë Donald dhe Romeo Veshaj.
Top Channel, kanali më i madh mediatik mbarëshqiptar vjen me plot surpriza në sezonin e ri televiziv 2024-2025”, shkruan Mane.