Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit
Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.
Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë.
Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.
Ditën e djeshme këngëtarja ka festuar 30-vjetorin e lindjes, ku së bashku me një rreth të ngushtë shoqëror ka organizuar një mbrëmje private. Së bashku me mikeshat e saj nuk mund të mungonin edhe fëmijët e saj, ku disa nga pamjet edhe janë publikuar në rrjete sociale.
Kanë qenë miqtë e shumtë të këngëtares dhe shumë fansa që e kanë uruar në rrjetin social Instagram duke postuar foto dhe duke i dhuruar lule. Para disa minutash ajo ka postuar disa foto dhe video në një carosel ku i ka falenderuar të gjithë për urimet, por ajo që mori vëmendjen ishte edhe ‘caption’-i që ajo kishte shkruar:
Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! #mëshumës’kavend
Ps. Faleminderit për çdo urim të përzemërt që më keni dërguar.
Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhe titullohet “Zemër e helmuar”. Ajo ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e re, ku shkrimi në të duket se tashmë merr kuptim, pasi ka treguar se tani është një fillim i ri për të. Edhe pse kjo mumd të jetë marrë si një fillim i ri në karrierën e saj muzikore, kjo nuk është hera e parë që Xhensila publikon balada dashurie.
Fillimi im i ri… Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen…